Telegrafi

Robert Berisha takohet dhe shkëmben fotografi me këngëtaren e njohur Fatmira Breçani

Këngëtari i njohur, Robert Berisha, muajve të fundit ka qëndruar në Tiranë, kjo për shkak të spektaklit “Dance with me”.

Ai ndërkohë vazhdon të jetë i angazhuar edhe me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore.

Roberti është po ashtu aktiv dhe shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Së fundmi, ai ka bërë të ditur se është takuar rastësisht në aeroport me këngëtaren e njohur tropojane, Fatmira Breçnin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Berisha ka publikuar në InstaStory një fotografi ku shfaqet përkrah këngëtares, ndërsa duket i lumtur që ka pasur rastin të takohet me të.

Robert Berisha takohet me Fatmira Breçanin (Foto: Robert Berisha/InstaStory)

“Me këngëtaren e famshme shqiptare, Fatmire Breçani”, ka shkruar Robert Berisha në mbishkrimin e fotografisë.

I njëjti pritet që gjatë këtij muaji të jetë mjaft i angazhuar në programe të ndryshme festive, me rastin e afrimit të festave të fundvitit. /Telegrafi/