Telegrafi

Robert Berisha sjell me klip këngën e re “Mjalti dashurisë”

Robert Berisha në klipin e ri (Foto: YouTube)

Këngëtari Robert Berisha ka lansuar këngën e re të titulluar “Mjalti i dashurisë”. 

Ky projekt i artistit shqiptar vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, derisa për tekstin dhe muzikën është përkujdesur “Don Production”.

Edhe këtë herë, videoklipi i është besuar produksionit “Bug Production”.

Roberti gjatë kësaj kohe solli një sërë projektesh dhe ky pason pas “S’të njoh më” dhe bashkëpunimit me Mimoza Mustafën “Krejt i boj”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ai po vazhdon të jetë mjaft aktiv edhe në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/