Telegrafi

Robert Berisha sjell këngën e re “Dashnores”

Ashtu siç e paralajmëroi muaj më parë, Robert Berisha, ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Dashnores” mban titullin kënga e artistit shqiptar, e cila duket se u realizua në kuadër të xhirimeve të Vitit të Ri, por që u lansua mbrëmë.

Tekstin dhe muzikën e ka bërë Mentor Sylejmani, ndërsa për orkestrimin është përkujdesur Duobass.

Robert Berisha (Foto: YouTube)

Sikurse vet titulli, projekti flet për dashnoret në tërësi dhe për këtë Roberti kishte deklaruar në një
intervistë më herët duke thënë se çdo shqiptar e ka nga një ‘dashnore’.

“Si në Kosovë, si në Shqipëri, kjo puna e dashnoreve është shumë në modë dhe besoj që ka për t’ju pëlqyer kënga ime. Gruaja ka vendin e vetë në shtëpi, po edhe dashnores është mirë t’i dedikosh këngë se edhe ato të shkrehtat kanë nevojë diku të përmenden”, është shprehur Roberti.

Ndërkohë, këngën tanimë mund ta gjeni në kanalin zyrtar të Robertit në YouTube dhe që besohet se do të mirëpritet nga publiku. /Telegrafi/