Telegrafi

Robert Berisha sjell baladën e re “Të Dua” në ditën e Shën Valentinit

Këngëtari i njohur Robert Berisha pas disa projekteve shumë të suksesshme, ka vendosur që në muajin shkurt të vijë me befasinë e radhës.

Në një prononcim për Telegrafin, këngëtari Berisha ka rrëfyer se kënga e tij më e re ka përfunduar së incizuari, gjersa pritet vetëm finalizmimi me videoklip,

“Kënga e re titullohet “Të Dua”, dhe është kompzoim i imi, tekstin e këngës e ka shkruar Fatmir Muja, gjersa për orkestrimin është kujdesur Darko Dimitrov. Përderisa është kompozim i imi, kam pasur dëshirë që orkestrimin ta realizoj dikush tjetër, ndaj dhe iu drejtova Darkos në Shkup”, u shpreh ai.

“Të Dua”, do të jetë një baladë dashurie, teksa data e zgjedhur për publikimin e saj është 14 shkurti, e njohur për të gjithë si dita e të dashuruarve,

“Balada ime e re flet për dashurinë, ndaj kjo është dhe arsyeja që unë dhe bashkëpunëtorët menduam ta publikojmë me datën 14, me rastin festës së Shën Valentinit”, tha ai për Telegrafin.

Të gjitha përgatitjet sa i përket këngës kanë përfunduar, ndaj kanë mbetur vetëm xhirimet e klipit, të cila pritet të zhvillohen këtë të dielë.

“Këngën do ta punoj edhe me videoklip, xhirimet e të cilit i filloj këtë të dielë, kam zgjedhur një ekip të mirë, ndaj jam i kënaqur që këtë pjesë ia kam besuar produksioni Imagine”, përfundon Roberti.

Mbetet të shihet se sa i veçantë do të jetë projekti i radhës i këngëtarit, këngët e të cilit tashmë janë mjaft të suksesshme. /Telegrafi/