Telegrafi

Robert Berisha shfaq trupin e formësuar të mbuluar me tatuazhe (Foto)

Këngëtari Robert Berisha është shumë aktiv në rrjetet sociale.

Ai preferon që çdo ditë të ndaj me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Roberti gjithashtu është konsideruar gjithnjë si një ndër meshkujt më seksi të estradës.  Ai harxhon shumë kohë në palestër, gjersa kjo ka ndikuar që ai sot të gëzojë një trup të përsosur.

Së fundmi, këngëtari ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaq krahët dhe gjoksin i tij të formësuar, gjersa bien në sy edhe tatuazhet e shumta që ka.

Përndryshe sa i përket muzikës, ka një muaj që ka publikuar projektin e tij më të fundit, këngën dhe klipin “Të Dua”, i cili është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/

Robert Berisha shfaq trupin e formësuar dhe tatuazhet në rrjetet sociale. Foto nga InstaStory.