Telegrafi

Robert Berisha rrëfen për fatin e Taynës pas dështimit të koncertit në New York: Unë në Stamboll, ajo në Miami Beach

Robert Berisha (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Robert Berisha për herë të parë ka rrëfyer udhëtimin e tij në SHBA dhe kthimin e tij në karantinë në Qendrën e Studentëve.

Ai në “Reload” në RTV Dukagjini thotë se bashkë me Taynën e Azetin kanë pasur të planifikuar një koncert në New York.

“Ka qenë i vetmi koncert me kontratë që kanë bërë shqiptarët”.

Roberti tregon se pikërisht ditën që ka pasur të mbahet koncerti në New York ka ardhur vendimi që ndalon grumbullimin e më shumë se 200 personave në ambiente të mbyllura.

Pas anulimit të koncertit dy ditë pas, ai ka udhëtuar për në Stamboll.

“Pas arritjes në Stamboll, Maqedonia ndaloi aterimin e shtetasve të huaj në Aeroportin e Shkupit. Meqë ne kishim këtë destinacion mbetëm në Stamboll edhe për disa ditë derisa arritën marrëveshje me Kosovën”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Roberti tregon edhe fatin e Taynës me të cilën kishte planifikuar të këndonte në New York.

“Tayna si loqk shkoi në Miami Beach. Çikë e re. Nuk e pret fëmija e as burri. Mbase koncerti nuk u mbajt ajo bashkë me shoqen shkoi në Miami. Nuk kishin faj çikat. A mu tranu a?!”.

Muzikanti tregon më tej se Tayna e kishte destinacionin për Cyrih për dallim nga ai që e kishte pasur për Stamboll.

“Tayna bashkë me D.J. e vet erdhën nga Cyrihu në Shkup e më pas në Kosovë e drejt e në shtëpi të vet”, tregon ndër të tjerë Robert Berisha./Telegrafi/