Telegrafi

Robert Berisha publikon këngën e re “Pa ty”, sjell skena interesante në klip

Foto: YouTube

Këngëtari Robert Berisha ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Pa ty” titullohet kënga e tij më e re, e cila është ritmike-verore.

Foto: YouTube

Muzika është punuar nga Nurteel, ndërsa kënga flet për dashurinë.

“Pa ty” është realizuar edhe me klip, në të cilin këngëtari vjen mjaft i freskët dhe me stil.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ana vizuale e projektit i është besuar BUG Production.

Foto: YouTube

Roberti është shumë aktiv me projekte të reja, gjersa është i pranishëm vazhdimisht edhe në koncerte.

Muajt në vazhdim, ai pritet të sjellë për publikun edhe disa projekte tjera. /Telegrafi/