Telegrafi

Robert Berisha publikon dy projekte të reja në maj

Është mjaft i pëlqyer dhe i angazhuar në mbrëmje e koncerte të ndryshme jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë.

Fjala është për këngëtarin shqiptar, Robert Berisha i cili do të lëshojë dy projekte të reja gjatë këtij muaji.

Në emisionin Prive, 41 vjeçari zbulon detaje nga projektet e tij që pritet të publikohen shumë shpejt.

“Dy projekte të reja, projekt modern i gërshetuar me folk, padyshim ritmik dhe një këngë tjetër të zhanrit folk – oriental”, ka thënë ai.

Të fundit herë Roberti ka bashkëpunuar me artisten nga Shqipëria Eli Malaj në projektin “Vetëm një mesazh” kurse tani do shohim çfarë ka përgatitur për fansat e tij.

Muaj më parë Berisha u spekulua për një romancë me modelen Lei Kraja, megjithatë ai mohoi këtoi spekulime duke thënë se është i lumtur me Nora Istrefin. /Telegrafi/