Telegrafi

Pozon vetëm në të brendshme për të treguar figurën muskulore, Robert Berisha më pas pendohet dhe fshin fotografinë

Këngëtari Robert Berisha është një nga meshkujt e estradës, i cili i kushton rëndësi dhe kujdes shumë të veçantë trupit.

Ai ndjek me rregull ushtrimet në palestër dhe është gjithnjë në top formë.

Berisha nuk heziton që herë pas here t’i ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, rezultatet e arritura nga përkushtimi në palestër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Një gjë të tillë, ai e bëri në një fotografi të ndarë së fundmi me ndjekësit në InstaStory.

Teksa pozonte vetëm në të brendshme, Roberti vuri në pah figurën e tij muskulore të trupit.

Foto: Robert Berisha/InstaStory

Mirëpo mesa duket ai nuk e pëlqeu këtë fotografi, pasi vetëm pak minuta më pas, i njëjti e fshiu atë nga InstaStory për arsye të panjohura.

Sido që të jetë, ai edhe pak ditë më parë publikoi një imazh të ngjashëm në Instagram, duke vënë fokusin mbi definimin e trupit të tij te pjesa e barkut. /Telegrafi/