Telegrafi

Robert Berisha paralajmëron këngën e re

Robert Berisha (Foto: Instagram)

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, është mjaft i dashur dhe i pëlqyer nga publiku.

I njëjti ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, derisa është duke i shijuar disa ditë pushimi në Turqi.

Kjo u bë e ditur nga vet ai përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram. “Projekti i ri, së shpejti”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Robert Berisha së shpejti me këngë të re (Foto: Instagram)

Këngëtari ditë më parë po ashtu njoftoi fansat se është ndarë nga bashkëshortja e tij, Nora Istrefi, me të cilën ka edhe një vajzë.

Lexo po ashtu Kur Robert Berisha thoshte: Vetëm vdekja më ndan prej Nora Istrefit

Të njëjtit ishin në një romancë dashurie qysh nga viti 2006, por që tashmë paralajmërimi i ndarjes u bë në mënyrë shumë paqësore në mes çiftit.

Ndryshe, të dy artistët shqiptarë ishin mjaft të angazhuar me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/

Nora Istrefi dhe Robert Berisha (Foto: Instagram)