Telegrafi

Robert Berisha: Nuk kam asgjë kundër Duas, Ritës apo Majlindës, por Era e arriti suksesin nga Kosova

Foto: Robert Berisha

Këngëtarja Era Istrefi tashmë e ka dëshmuar suksesin e saj ndërkombëtar duke u përzgjedhur si artistja e cila do të këndojë himnin në Kampionatin Botëror të Futbollit.

Kënga e saj do të publikohet të premten, ndërsa të gjithë fansat e futbollit janë kurioz për të dëgjuar këngën e cila do të shoqërojë çdo ndeshje futbolli.

Lexo po ashtu Të premten publikohet himni i Botërorit i kënduar nga Era Istrefi

Krenarë për suksesin e Erës janë shumë shqiptarë, e në radhë të parë familja e saj.

(Foto: Instagram/Strefie)

Këngëtari Robert Berisha, i cili është bashkëshorti i këngëtares Nora Istrefi, njëherësh kunati i Erës, ka bërë së fundmi një shkrim në InstaStory ku ka treguar krenarinë e tij për sukseset e saj.

Ai ka përmendur ndër të tjerash faktin se nuk ka asgjë kundër Dua Lipës, Rita Orës e Majlinda Klemendit, por ka thënë që shqiptarët duhet të krenohen edhe me Erën, duke iu referuar kështu sloganit për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovë, në të cilin u shfaqën tri shqiptaret e famshme, por nuk u përmend edhe Era.

Foto: Robert Berisha/InstaStory

Berisha ka shtuar se nuk duhet të ketë xhelozi për Erën, por vetëm krenari pasi ajo e nisi karrierën e saj të suksesshme ndërkombëtare nga Kosova, me një këngë shqip, të cilën e kompozoi vet.

E premtja e kësaj jave do të zbulojë projektin e ri nga Era, Will Smith dhe Nicky Jam. /Telegrafi/