Telegrafi

Robert Berisha nis pushimet e verës, tregon fizikun e tij muskuloz në plazh

Foto: Robert Berisha/Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ai ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme të tij nga aktivitetet muzikore, por nuk mungojnë edhe imazhet nga përditshmëria.

Së fundmi, ai ka treguar se është duke shijuar disa ditë të mira pushimi, në vigjilje të stinës së verës, e cila është kryesisht shumë e ngarkuar për estradën.

Foto: Robert Berisha/Instagram

Në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Berisha ka publikuar për ndjekësit disa imazhe, ku shihet duke pozuar në plazh dhe treguar fizikun e tij.

Lexo po ashtu Adriana Matoshi tregon linjat e trupit në një fotografi joshëse me bikini

Ai vë në pah muskujt e tonifikuar të trupit, të cilat vijnë si rezultat i përkushtimit të tij të vazhdueshëm në palestër.

Foto: Robert Berisha/Instagram

Roberti nuk e ka bërë të ditur saktësisht vendin se ku po i kalon pushimet, megjithatë duket qartë se ai ka shijuar disa ditë të mira jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme. /Telegrafi/

Foto: Robert Berisha/Instagram