Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh, ai ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme të tij nga aktivitetet muzikore, por nuk mungojnë edhe imazhet nga përditshmëria.
Së fundmi, ai ka treguar se është duke shijuar disa ditë të mira pushimi, në vigjilje të stinës së verës, e cila është kryesisht shumë e ngarkuar për estradën.
Në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Berisha ka publikuar për ndjekësit disa imazhe, ku shihet duke pozuar në plazh dhe treguar fizikun e tij.
Ai vë në pah muskujt e tonifikuar të trupit, të cilat vijnë si rezultat i përkushtimit të tij të vazhdueshëm në palestër.
Roberti nuk e ka bërë të ditur saktësisht vendin se ku po i kalon pushimet, megjithatë duket qartë se ai ka shijuar disa ditë të mira jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme. /Telegrafi/