Jeta private e Robert Berishës krahas saj profesionale, është gjithmonë në fokus të mediave rozë.
Pas ndarjes nga këngëtarja Nora Istrefi, ai ka qenë i përfolur për disa lidhje deri më tani.
Edhe së fundmi, këngëtari me sa duket ka nisur një histori të re dashurie.
Kështu të paktën u la të kuptohet në disa foto të reja të publikuara nga ‘Prive’.
Në imazhe, ndonëse nuk mund të identifikohet lehtë, Roberti shihet dorë për dore me një vajzë bionde gjatë një mbrëmjeje në Prishtinë.
Kjo vjen disa muaj pasi u raportua dhe Roberti i ka dhënë fund lidhjes me blogeren, Laureta Maqedonci.
Megjithatë, mbetet të shihet në vazhdim nëse do te ketë ndonjë reagim nga ana e këngëtarit në lidhje me romancën e tij të re. /Telegrafi/