Këngëtari Robert Berisha vazhdon të jetë mjaft aktiv dhe i angazhuar në muzikë!
Së fundmi, ai ka performuar për herë të parë në “Bamboo Bar” në Prishtinë, mes qindra të pranishmëve.
Atmosfera e ndezur e krijuar nga këngëtari Berisha, bëri që i gjithë publiku të ishte në harmoni, duke shijuar performancën e këngëtarit.
Në këtë event, të ftuar ishin edhe shumë prej figurave publike, si aktorët e hit serialit “O Sa Mirë”, por edhe disa këngëtarë.
Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive nga kjo mbrëmje, atmosfera e së cilës duket të ketë qenë në kulmin e saj.,
Ndërkohë, Roberti do vazhdojë të jetë mjaft i angazhuar për fundvit nëme koncerte dhe prurje të reja muzikore. /Telegrafi/