Telegrafi

Robert Berisha mohon inatin ndaj Sinan Vllasaliut: Nuk kam folur asnjëherë keq për të (Foto)

Këngëtari Robert Berisha për shumë vite ka punuar së bashku me këngëtarin Sinan Vllasaliu.

Në vitin 2016 ai vendosi të largohet nga puna si DJ për t’iu futur këngës, dhe kështu ka realizuar deri më tani disa projekte muzikore që janë pëlqyer shumë nga publiku.

Përkundër faktit që rrugët janë ndarë, dyshja vazhdojnë të kenë kontakte të mira me njëri-tjetrin, dhe mes tyre nuk ka pasur përplasje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Roberti kishte folur kohë më parë rreth kësaj çështje, ndërkohë që disa media kishin abuzuar me tituj duke thënë se Berisha ka fjalë të rënda për Sinain.

Por në fakt, një gjë e tillë është krejtësisht e pa vërtetë, dhe këtë e ka treguar vet këngëtari në një prononcim për Telegrafin.

“Jo nuk është vërtetë që kam raporte të këqija me Sinain. Nuk kam thënë asnjëherë fjalë të atij lloji për të”, ka thënë Roberti.

Robert Berisha

Në vazhdimin e bisedës, këngëtari sqaroi edhe arsyen e ndërprerjes së bashkëpunimit mes tyre.

“Përveç që nuk kam qenë i kënaqur me pagesë, kurgjo tjetër mes nesh nuk ka pasur, e aq më tepër fjalë të rënda nga unë kundrejt tij. Kushdo që ka shkruar lajme të tilla, janë të pavërteta dhe janë bërë qëllimisht për të krijuar një zhurmë të panevojshme mediatike”, përfundoi Roberti për Telegrafin.

Ndryshe, këngëtari ka nisur punën për një këngë të re, të cilën pret ta lansojë së shpejti. /Telegrafi/