Telegrafi

Robert Berisha merr vëmendje me pozat ku shfaq figurën muskulore

Robert Berisha (Foto: Instagram/robertberishaofficial)

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, është ndër më të dashurit për audiencën e gjerë.

Përpos projekteve muzikore dhe interpretimeve ‘live’, kohëve të fundit ai duke u lidhur me fansat edhe përmes anës komedike të tij.

Përkundër këtyre tipareve, artisti i njohur pëlqehet shumë edhe për figurën e tij muskulore, të cilën nuk heziton ta shfaq.

(Foto; Instastory)

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Roberti ka ndarë një imazh në të cilat shihet efekti i stërvitjeve të shumta që bën.

Në pjesën e sipërme, ai nuk mbante asgjë të veshur, me ç’rast i theksoheshin tatuazhet e shumta që ka bërë ndër vite.

Pas ndarjes së tij me Nora Istrefin, ai po shijon në masë të madhe pushimet dhe shoqërinë me persona të ndryshëm.

Në rrjet janë duke qarkulluar disa fotografi të tij dhe ish- Miss Kosovë, Eriona Sejdiu. /Telegrafi/