Telegrafi

Robert Berisha mahnit me fizikun mbresëlënës në një fotografi nga pushimet

Këngëtari i njohur Robert Berisha si shumë nga të famshmit shqiptarë është duke i shijuar disa ditë pushimi në Shqipëri.

Ndonëse është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ai nuk heziton të ndajë imazhe dhe video të ndryshme me fansat duke mos munguar as momentet e tij nga përditshmëria.

Ai gjatë ditës së sotme (e mërkurë) ka publikuar një fotografi pranë një pishine, në të cilën ka vënë në pah fizikun mbresëlënës.

Robert Berisha (Foto: Instagram/robertberishaofficial)

42-vjeçari vjen në formë të mrekullueshme dhe kjo falë ushtrimeve të vazhdueshme që bën në palestër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Fotografia tashmë e dëshmon se Roberti jo më kot cilësohet si një prej meshkujve më të pashëm të estradës dhe se gëzon forma të admiruara trupore.

Krahas kësaj, Roberti ka filluar punën për projekte të reja dhe së shpejti ka paralajmëruar lansimin e këngës së re.

I fundit projekt që ka publikuar mban titullin “Margarita”, i cili u prit mirë edhe nga publiku. /Telegrafi/