Site icon Telegrafi

Robert Berisha këndon versionin e tij të këngës “Anna”

Këngëtari i njohur, Robert Berisha, vazhdon të jetë shumë i komentuar për jetën e tij personale dhe atë profesionale.

Që pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij, këngëtarja Nora Istrefi, Roberti ka vazhduar të jetë i përfolur, ndonëse e ka pranuar që edhe pas ndarjes ka raporte shumë të mira me Norën.

Madje i ftuar në emisionin e “Soirée”, Berisha ka kënduar në versionin e tij një prej këngëve më të njohura të fundit të Norës.

Bëhet fjalë për këngën “Anna” të cilën Nora e ka sjell në bashkëpunim me reperin Gjiko dhe u dedikohet femrave që hyjnë mes çifteve.

Ai ka kënduar live me orkestër versionin e tij të kësaj kënge, e cila mesa duket u ka pëlqyer audiencës.

Pak javë më parë, Nora ishte e ftuar në “Dua të të bëj të lumtur”, ku u befasua me një video-mesazh nga Roberti gjatë emisionit, ku i uronte më të mirat dhe e falënderonte që ishte një nënë e mirë për vajzën e tyre, Reneenë.

Ndërkohë vet Nora e ka komentuar ndarjen e tyre si asgjë më shumë pos konsumimit të një marrëdhënie disa vjeçare. /Telegrafi/

Exit mobile version