Telegrafi

Robert Berisha ia uron ditëlindjen djalit të Tunës dhe Patrisit

Robert Berisha (Foto: Instagram)

Robert Berisha është njëri nga artistët që nuk heziton ta ekspozojë  jetën e tij personale.

Që një kohë të gjatë ai ka shprehur keqkuptimet që ka pasur me bashkëshorten e vëllait të tij, Altuna Sejdiu.

Por, kjo nuk e ndal që ai të dashurojë pjesëtarët e tjerë të familjes, apo saktësisht djalin e këngëtares së njohur.

Djali i Patrisit dhe Tunes, Tiani sot ka mbushur tre vjet dhe për shkak të kësaj ditë të veçantë, Roberti ka vendosur ta urojë atë në rrjete sociale. Përmes një postimi që e ka bërë në profilin e tij në Instagram, Roberti ka ndarë një imazh të trevjeçarit duke ia uruar ditëlindjen.

“Urime ditëlindjen Tian”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Së fundmi Roberti ka qenë shumë aktiv në rrjete sociale, ku edhe pa hapur një llogari personale në ‘Youtube’ për të argëtuar fansat me muzikë e humor. /Telegrafi/