Telegrafi

Robert Berisha flet hapur: Me Tunën as që duam të takohemi, për Patrisin dhe Tianin jetën e jap!

Tashmë prej disa vitesh ajo që është diskutuar më së shumti është marrëdhënia mes Tunës dhe Norës të cilat tashmë janë edhe kunata.

Mungesa e Norës në festën e ditëlindjes së djalit të Tunës i shtoi dhe më shumë dyshimet, por gjithsesi asnjëra prej tyre s’ka folur deri më sot.

Roberti

Lidhur me këtë çështje ka folur Robert Berisha, bashkëshorti i Norës, i cili ishte ftuar në emisionin “Rudina” me moderatoren Rudina Magjistari.

Ai ka pranuar se Nora dhe Tuna nuk kanë raporte të mira, kurse pranon se ata as që duan ta takojnë këngëtaren nga Shkupi.

Nora dhe Tuna

Roberti potencon se për vëllain dhe djalin e tij Tianin edhe jetën e jep, teksa deklaron se nuk do të shkojë në asnjë ditëlindje për shkak të Tunës.

“Me Tunën, as nuk dua që të takohemi. Nora është që 15 vite në skenën shqiptare dhe ka shumë fansa në Kosovë dhe në Shqipëri. E ka merituar që të ketë shumë fansa”.

“Për Patrisin dhe për Tianin edhe jetën e jap. Nora për asnjë artist nuk ka pasur asnjë farë problemi”.

“Tuna është ajo që ka pasur probleme me të gjithë artistët. Unë i kërkoj shumë falje Patrisit, që nuk kishim mundësi për të qenë në ditëlindje, dhe nuk do të shkoj në asnjë ditëlindje për shkak të Tunës. 100% nuk është faji tek ne”, u shpreh Roberti.