Telegrafi

Robert Berisha dje festoi ditëlindjen e tij të 42-të

Robert Berisha Foto: Instagram/robertberishaofficial

Robert Berisha është ndër muzikantët shqiptar që pëlqehet në masë të madhe nga audience.

Ai përpos pjesës në industrinë muzikore, që nga pandemia coronavirus ka filluar të jetë edhe një komedian.

Berisha në rrjete sociale është tejet aktiv, duke ndarë imazhe nga jeta dhe karriera profesionale.

Foto: Instastory

Por, së fundmi në disa fotografi që ka ndarë në Instastory, janë parë shumë urime nga kolegë, fansa dhe familjarë.

Kjo vjen pasi ai gjatë ditës së djeshme (e enjte) festoi ditëlindjen e tij të 42-të, me përplot mesazhe të ëmbla.

Në mesin e shumë urimeve ishin edhe disa momente qesharake të tij, të realizuara nga njerëzit më të afërt. /Telegrafi/