Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, është i hapur dhe flet gjithnjë pa doreza.
Në një intervistë të fundit për “Era verë”, muzikanti e prezantuesi ka thënë se kujdeset vazhdimisht për veten.
I njëjti ka pranuar publikisht se ka bërë edhe ndërhyrje në fytyrë, meqë është shumë gjatë në skenë dhe secilit prej artistëve mund t’i humb shkëlqimi.
Artisti tregon se e para ndërhyrje ishte ajo e dhëmbëve, shumë e rëndësishme për një figurë publike, por edhe me botoksin nuk e tepron.
“Derisa s’i bën dëm tjetrit çfarë bën ti me trupin tënd… Në krahasim me femrat, meshkujt mund të bëjnë një botoks, ndonjë pastrim fytyre, të mbajnë veten, të të vijë erë e mirë”, ka thënë ai.
Berisha theksoi: “Të shkosh në palestër, të dukesh mirë dhe të jesh djalë i mirë. Femrat, gjithmonë duhet të duken bukur dhe i ka hije çdo lloj ndërhyrjeje që bën, derisa nuk del prej vetes”.
Ai po vazhdon me angazhimet e tij, ku këtë verë ka qenë shumë i pranishëm me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/