Këngëtari dhe prezantuesi i njohur shqiptar, Robert Berisha, është duke e shijuar pafund lidhjen e tij të re me bukuroshen Laureta Maqedonci.
Dyshja kanë bërë të ditur se ndodhen në Turqi për pushime verore, në fillim të sezonit.
Se janë shumë të lumtur dhe të dashuruar me njëri-tjetrin, këtë e tregon edhe fotografia e fundit e përbashkët, që çifti kanë publikuar në rrjetet sociale.
Laureta shfaqet e mbështjellë nën krahët e këngëtarit, i cili gjithashtu i buzëqeshë kamerës teksa pozon pranë të dashurës së tij.
Lidhja e tyre u bë e ditur vetëm pak muaj më parë dhe u konfirmuar nga vet Roberti.
Para kësaj, ai ka qenë i martuar me këngëtaren Nora Istrefi deri në vitin 2015, ku si fryt i kësaj martese është vajza e tyre Renee. /Telegrafi/