Sulmuesi holandez, Arjen Robben është duke kaluar muajt e fundit si futbollist i Bayernit.
Anësori është në vitin e tij të fundit të kontratës dhe nuk do t’i vazhdohet më.
35-vjeçari duket se karrierën do ta vazhdoj në kampionatin amerikan MLS.
Është skuadra kanadeze Toronto që e ka kontaktuar sulmuesin anësor dhe i ka bërë ofertë.
Toronto i ka ofruar kontratë dy vjeçare Robbenit dhe është në pritje të një përgjigje pozitive nga ai.
Ish-anëtari i Chelseat, PSV e Real Madridit po kërkohet edhe nga skuadra australiane Sydney Wanderers. /Telegrafi/