Rob Kardashian po kthehet sërish në vëmendjen e publikut.
Përpjekjet e këtyre muajve të fundit për të humbur në peshë dhe për të ardhur sërish në formë kanë rezultuar të suksesshme për 28-vjeçarin i cili sipas raportimeve të fundit ka humbur plot 11.3 kilogramë.
Por siç duket me kilogramët e humbur, Rob i është zgjuar dëshira për ca ëmbëlsira, siç është ish e dashura e tij e vjetër Rita Ora.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar për revistën OK! një mik i tij, i cili ka thënë se pavarësisht tradhtisë që Rita i bëri kur ishin të lidhur, Rob Kardashian sërish ka ndjenja për të.
Po i njëjti burim rrëfen se për këtë shkak, tashmë në familjen Kardashian ka nisur një debat i madh. /Telegrafi/