Site icon Telegrafi

RMV: Luhatjet drastike të temperaturave, shkaktojnë shqetësime për qytetarët

Luhatjet drastike të temperaturave në këtë stinën të vjeshtës kanë shkaktuar shqetësime shëndetësore te qytetarët, posaçërisht te ata më të moshuar, personat që vuajnë nga sëmundjet kronike dhe fëmijët.

Gjorgji Karamanov, mjek në poliklinikën Bukuresht, thotë se qytetarët duhet të shmangin lëvizjet nëpër qytet në temperaturë shumë të ulëta.

“Kështu që rekomandimet tona janë që qytetarët, pa pasur nevojë urgjentë, të shmangin lëvizjet në orët e hershme të mëngjesit, sepse ato temperature që janë të ulëta në orët e hershme të mëngjesit, enët e gjakut janë të parat që mundohen, por edhe i gjithë organizmi dhe sistemi i njeriut. Pra enët e gjakut ngushtohen, dhe kur qytetari hy në një ambient me temperaturë më të lartë, ndodh zgjerim dhe pikërisht në këtë moment shfaqen problemet me ritmin e zemrës, luhatje e tensionit të gjakut dhe mund të pësojnë edhe sulm në zemër”, tha Gjorgji Karamanov- mjek.

Një tjetër kategori që luhatja e temperaturave ditore i shkakton mundim janë edhe fëmijët.

“Edhe tek ata më shpesh shfaqet bartja e infeksioneve nga një fëmijë te tjetri, sepse janë më të afërt me kontaktet. Edhe te ata duhet të respektohet terapia kronike nëse marrin një të tillë, sepse ata janë më të ndjeshëm nga luhatja e temperaturave, sepse kanë imunitet më të dobët.”, u shpreh Gjorgji Karamanov- mjek.

Nga Enti Hidrometeorologjik thonë se në ditët në vijim do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Deri të martën do të jetë dukshëm më ngrohtë edhe në zonat malore. Në mëngjes do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës.

Exit mobile version