Site icon Telegrafi

Rizvanolli: Konsumi i energjisë elektrike në veri ka rënë për herë të parë pas vitesh rritje, madje edhe dyshifrore

Rizvanolli kriptovalutat

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka përshëndetur aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit ku janë konfiskuar disa pajisje që prodhonin kriptovaluta në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

“Sot është ndaluar edhe një aktivitet jashtëligjor i minimit të kriptovalutave në veri të Mitrovicës nga Policia e Kosovës dhe janë sekuestruar 20 pajisje”, ka deklaruar Rizvanolli e cila ka shtuar se që nga fillimi i këtij muaji janë mbyllur edhe tre laboratorë droge në këtë pjesë.

Këto raste dhe zhvillimet e ngjashme në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës nuk kanë të bëjnë aspak me mardhëniet ndër-etnike, si është tendenca të portretizohen nga disa individë.

Sipas ministres Rizvanolli, këto raste dhe zhvillimet e ngjashme në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës nuk kanë të bëjnë aspak me marrëdhëniet ndër-etnike, siç pretendohet nga Lista Serbe e Serbia.

“Këto kanë të bëjnë me rregullin e ligjit e ndalimin e aktiviteteve jashtëligjore dhe krimit të organizuar”.

Ministrja Rizvanolli ka falënderuar organet e rendit dhe drejtuesit e saj për këto aksione pasi sipas saj është reduktuar ndjeshëm konsumimi i energjisë elektrike.

Lexo po ashtu Sekuestrohen edhe 20 pajisje të paligjshme të kriptovalutave në veri të Kosovës

“Falë punës së shkëlqyeshme të Policisë së Kosovës e Ministrisë së Punëve të Brendshme, konsumi i energjisë elektrike në komunat veriore të vendit ka rënë për herë të parë pas vitesh rritje, madje edhe dy-shifrore”, ka shkruar tutje Rizvanolli.

Ndryshe, sot Policia e Kosovës ka sekuestruar edhe 20 pajisje të paligjshme për mihje të kriptovalutave në veri të Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version