Telegrafi

River Plate 3-1 Boca, notat e lojtarëve

Gonzalo Martinez dukef festuar golin e tij ndaj Bocas në Bernabeu (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

River Plate e fitoi Copa Libertadores pasi arriti fitore 3-1 (rezultati përfundimtar pas dy ndeshjeve 5-3) në Santiago Bernabeu ndaj Boca Juniors.

Golat për Riverin i shënuan Lucas Pratto (68′), Juan Quintero (109′) dhe Gonzalo Martinez (120+2′).

Golin e vetëm për Bocan e shënoi Dario Benedetto në minutën e 44-të.

Juan Quintero shënoi golin më të bukur të ndeshjes, por edhe më të rëndësishmin (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Lojtari më notën më të lartë në këtë përballje ishte Martinez, i cili përveç golit arriti të bëjë një paraqitje fantastike.

Paraqitje të mirë arritën të bëjnë edhe Ignacio Fernandez, Milton Casco, por edhe dy golashënuesit tjerë.

Lexo po ashtu Sa shumë yje në Bernabeu për finalen River-Boca, por e gjithë vëmendja te Messi

Te Boca më i miri ishte mesfushori Nahitan Nandez, por edhe sulmuesi Benedetto e mbrojtësi Carlos Izquierdoz.

Ai që dëshpëroi te Boca me paraqitjet e tij ishte Cristian Pavon, nga i cili pritej më shumë.

Notat e lojtarëve të River Plaets:

Notat e lojtarëve të Bocas:

/Telegrafi/