Telegrafi

Rivaliteti mes themeluesve të kompanive italiane: Banderas në rolin e Lamborghinit, Baldwin në rolin e Ferrarit

Antonio Banderas do të luajë rolin e Ferruccio Lamborghinit, themeluesit të kompanisë së famshme italiane me emrin e tij, ndërsa rolin e rivalit të tij më të madh, Enzo Ferrari, do ta luajë Alec Baldwin.

Filmi i për jetën dhe veprën e Lamborghinit pritet ta mbajë titullin “Lamborghini – The Legend”, ndërsa regjinë do ta bëjë Michael Radford.

Ferruccio Lamborghini

Skenarin e ka përgatitur Bobby Moresco, të bazuar në librin e djalit të Ferruccios, Tonino Lamborghini.

Projekti me Banderasin në rolin kryesor, do ta shfaqë jetën e Lamborghinit nga periudha e prodhimit të traktorëve dhe automjeteve ushtarake deri te prodhimi i superveturave, si edhe krijimin e rivalitetit me Enzo Ferrarin.

Enzo Ferrari

“Besoj se filmi do ta shfaqë gjithë humanitetin, energjinë, karizmin dhe pasionin e babait tim”, ka deklaruar Tonino.

Në këtë film nuk do të flitet vetëm për rivalitetin mes Lamborghinit dhe Ferrarit, sepse në skenar përfshihen edhe shumë detaje interesante nga jeta Ferruccios duke përfshirë edhe historinë tij të dashurisë. /Telegrafi/