Site icon Telegrafi

Rivaliteti i madh vërehet edhe në urimin që ia bëri Milani, Interit për fitimin e titullit të Serie A

Vijnë nga një qytet, e natyrisht se rivaliteti i madh nuk ka se si të mungon, madje ndajnë edhe të njëjtën stadium që ka dy emra, San Siro ose ndryshe Giuseppe Meazza.

Interi ka arritur që t’i jap fund dominimit nëntëvjeçar të Juventusit në Serie A, pasi sot (e diele) u shpall kampion.

Nerazzurët deri në këtë fazë kanë grumbulluar 82 pikë, 13 pikë më shumë se vendi i dytë Atalanta, derisa kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund.

Lexo po ashtu Reagimi i presidentit të Interit dhe urimi i atij të Juves

Milani ka uruar rivalin lokal për titull, mirëpo vërehet qartë se ky veprim është bërë vetëm sa për të thënë.

“Urime Inter për fitimin e Scudettos” – është urimi i shkurtër i Rossonerëve për Nerazzurët.

Natyrisht se kjo nuk pritej më mirë nga Milani, duket ditur se deri në fillim të këtij viti ishin lider, por aktualisht po luftojnë për një vend në top katër. /Telegrafi/

Exit mobile version