Site icon Telegrafi

Rivaliteti Juventus-Inter nuk mbaron kurrë, dy klubet në luftë për tre lojtarë

Mediat italiane vazhdojnë të shkruajnë për rivalitetin mes Juventusit dhe Interit edhe për blerjen e lojtarëve.

Përveç duelit të bukur këtë vit për vendin e parë në Serie A klubet, njihen për një armiqësi të vjetër mes tyre.

Janari do të jetë lufta e ardhshme, apo fusha e betejës, ku klubet do të futen në afatin kalimtar të janarit. Tre janë emrat më të lakuar: Federico Chiesa, Dejan Kulusevski dhe Sandro Tonali.

Për më shumë se një vit Chiesa ka qenë një mollë sherri mes dy klubeve. Edhe pse klubi nuk e lëshon, flitet se Juve ka marrëveshje me lojtarin.

Federico Chiesa (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images)

Juve janë në vend të parë edhe për shërbimet e Tonalit. Paratici është gati të reagojë që në janar, por aty sillen edhe emrat e Ivan Rakitic dhe Leandro Paredes.

Sandro Tonali (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images)

Kulusevski është tjetër lojtar që ka shkëlqyer këtë vit dhe Interi e bëri lëvizjen e parë për të, duke ofruar 35 milionë euro.

Dejan Kulusevski (Foto: Paolo Rattini/Getty Images)

Por Juve janë duke e vëzhguar dhe mund t’i përdorin marrëdhëniet e mira me Atalantan, pasi e posedojnë kartonin e lojtarit që po luan në huazim te Parma.

Pra Juve-Inter përveç në fushë, do të ketë duel të nxehtë edhe në afatin kalimtar të janari. /Telegrafi/

Exit mobile version