Roger Federer and Rafael Nadal do të luajnë të dielën në finale të Australian Open 2017.
Spanjolli dhe zvicerani janë rivalët më të mëdhenj që ka parë bota e tenisit ndonjëherë, transmeton Telegrafi.
Çdo gjë filloi në vitin 2004, ndërsa hera e fundit që ata u takuan është në vitin 2015 në Bazel të Zvicrës.
Aktualisht Federer renditet në vendin e 17, kurse Nadal në të shtatin. Zvicerani ka 88 tituj në karrierë, kurse spanjolli 69.
Por, në rast se shikojmë takimet e ndërsjella, atëherë Nadal është thjesht fantastik:
Nadal – Federer:
Në përgjithësi: 23-11
Në finale: 14-7
Australian Open: Nadal 3-0 Federer (Finalen e 2009 me pesë sete, gjysmëfinalen në 2012 me katër sete dhe në 2014 me tre sete).
Grand Slams: Nadal 9-2 Federer (6-2 në finale). /Telegrafi/