Një kompani e specializuar ka bërë një studim mbi automjetet që i posedojnë dy treshet e sulmeve më të rrezikshme në botë – MSN (Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar) dhe BBC (Karim Benzema, Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo).
Në këtë drejtim, transmeton Telesport, veç golave që realizojnë secili prej tyre, këto dy treshe shquhen edhe për rivalitetin e tyre jashtë fushe.
Kështu, sipas një studimi të specializuar krahasues në portalin acierto.com, tre yjet e Real Madridit posedojnë vetura në vlerë prej rreth 15 milionë eurosh, derisa tre lojtarët e Barcelonës kanë automjete që kushtojnë afro pesë milionë euro.
Sipas të njëjtit studim, duke vënë në dukje se Ronaldo mund të ketë rreth 25 automjete, dallimi në mes të dy tresheve është gjithashtu në politikat e tyre të sigurimit. BBC, sipas vlerësimeve të ekspertëve, duhet të paguajnë rreth 260.000 euro në vit për sigurimin e makinave, ndërsa MSN rreth 80.000 euro.
Në këtë vlerësim të acierto.com janë marrë parasysh, ndër të tjera, edhe profilet e shoferëve të makinave që janë vetë yjet e futbollit. Studimi tregon se lojtarët e Realit janë të dhënë më shumë te shpejtësia, derisa ata të Barcës i karakterizon kujdesi i madh në udhëtim, sepse gjenden shpesh me familjen në makina.
Disa nga veturat e Cristiano Ronaldos
Bugatti Veyron
Koenigsegg CCX
McLaren MP4-12C
Ferrari 599 GTO
Ferrari 599 GTB Fiorano F1
McLaren MP4-12C
Porsche 911 Turbo Cabriolet
Porsche Cayenne Mansory
Rolls Royce Phantom
Audi R8 Spyder V10
Audi R8 Coupe Audi RS6
Audi Q7
Audi S8
Lamborghini Aventador LP 700-4
Bentley Continental GTC
Aston Martin DB9
Disa nga veturat e Karim Benzema
Rolls Royce Phantom blanco
Ferrari 458 Spider
Ferrari 599 GTO
Ferrari F12 Berlinetta
Lamborghini Aventador
MCLaren SLR
Bugatti Veyron
Maserati Gran Cabrio BMW M6
Disa nga veturat e Gareth Bale
Mercedes Clase C 63 AMG Coupé
Lamborghini Huracan 610-4
Range Rover
Audi R8 Spyder
Lexus RX 400h
Disa nga veturat e Lionel Messi
Cadillac Escalade
Lexus LX 570
Range Rover Evoque
Audi Q5 e Q7
Maserati GranTurismo MC Stradale
Ferrari F430 Spider
Audi R8 Spyder
Dodge Charger SRT8
Disa nga veturat e Luis Suarez
Cadillac Escalade
BMW X5 Black Edition
Range Rover Evoque e Sport
Audi Q5 e Q7
Disa nga veturat e Neymar
Audi Q5
Volkwagen Touareg
Volvo Xc60
Ferrari 458
Ferrari California T
Maserati MC12
Porche