Se futbolli është një sport i bukur përkundër rivalitetit, e tregon edhe fakti se Andrea Belotti ia dhuroi fanellën djalit të Leonardo Banuccit.
Kjo ndodhi në barazimin 0-0 mes Torinos dhe Milanit në San Siro.
Katër vjeçari Lorenzo është tifoz i Toros, që nga koha kur babi i tij luante për Juventusin.
Belotti është lojtari i preferuar i djalit të kapitenit të klubit kuqezi, dhe në momentin që sulmuesi i Torinos iu afrua për t’ia dhurua fanellën ai u gëzua tej mase.
Por, kjo nuk është herë e parë që Lorenzo takon heroin e tij, muaj më parë Bonucci e takoi atë me Belottin në një darkë, kjo për ta qetësuar Lorenzon e vogël i cili nuk ndalonte se qari pasi babi i tij e detyroi ta veshë fanellën e Juventusit gjatë festimit të Scudettos.
Vlen të theksohet se mbrojtësi italian ka mundësi të largohet edhe nga Milano, kjo pasi për atë kanë shfaqur interesim Real Madridi dhe Barcelona. /Telegrafi/