Site icon Telegrafi

Rivalitet i ashpër mes Brazilit dhe Argjentinës, por Melo tregon përse e mbanë foton e Messit në shtëpi

Në botën e rivaliteteve të futbollit, pak ndeshje janë me intensitetin e El Clasicos, por duelet mes Argjentinës dhe Brazilit janë po aq të ashpra.

Pavarësisht kësaj, ish-mesfushori brazilian Felipe Melo mban një fotografi të kapitenit të Albicelestes, Lionel Messi në shtëpinë e tij.

“Ai është lojtari më i mirë në botë dhe më i miri me të cilin jam përballur ndonjëherë. Nëse ai nuk shënon gola, ai të bën të shënosh tri gola, ai gjithmonë bën diferencën”, deklaroi Melo për TyC Sports.

Lexo po ashtu Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti

“Unë e mbaj atë (foto) në mënyrë që fëmijët dhe nipërit e mi të shohin se kam luajtur kundër tij”.

“Messi është një idhull botëror, është normale që ka brazilianë që mbështesin Argjentinën për shkak të tij, pasi duhet të ketë shumë argjentinas që mbështesin Neymar”.

“Megjithatë, unë jam një tifoz i Brazilit. Unë e dua vendin tim”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version