Telegrafi

Rivalët londinez pas yllit portugez

Dy skuadrat rivale nga Londra, Arsenal dhe Tottenham Hotspurs janë duke e zhvilluar një derbi edhe në tregun e transferimeve.

Është anësori portugez, Bruma i cili është në listën e të dyja skuadrave angleze.

Anëtari i gjigantit turk Galatasaray, po kalon nëpër një formë shumë të mirë dhe është bërë objektiv i skuadrave angleze.

22-vjeçari në 10 ndeshje këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar po aq asistime.

Kontrata e tij me skuadrën nga Stambolli skadon pas dy viteve, ndërsa ai ende nuk e ka rinovuar atë.

Sipas medieve në Angli, Bruma ka një vlerë prej 25 milionë euro, para që nuk janë problem për ekipet angleze. /Telegrafi/