Site icon Telegrafi

Rivaldo: Do ​​të ishte një goditje e madhe nëse Messi largohet pa para nga Barcelona

Ish-ylli i Barcelonës, Rivaldo beson se Blaugranët do të dëshirojnë të marrë një lloj tarife transferimi nëse Lionel Messi do të largohet nga Camp Nou këtë verë.

33-vjeçari argjentinas informoi Barcelonën për qëllimin e tij për t’u larguar të martën në mbrëmje, gjë që shkaktoi shok në të gjithë botën.

“Në një kohë kur çdo klub përballet me vështirësi për shkak të pandemisë, do të ishte një goditje e madhe për Barcelonën të humbasë yllin e tyre më të madh pa marrë asnjë pagesë”, ka thënë fillimisht Rivaldo për Betfair.

Lexo po ashtu Man City ka gati ofertën për Barcelonën, ofron tre lojtarë për Messin

“Kjo është pengesa më e madhe për një largim të menjëhershëm për Messin sepse Barcelona do të dëshirojë të marrë të paktën para”.

“Do të jetë një fund i trishtuar për historinë e Messit me Barcelonën nëse gjërat mbeten në këtë mënyrë, por ky është futbolli dhe nganjëherë gjërat nuk shkojnë sipas parashikimeve tona”.

“Manchester City mund të jetë opsioni më i mirë i Messit si klubi i tij i ardhshëm”.

Lexo po ashtu Caktohet takimi mes drejtuesve të Man Cityt dhe babait të Messit

“Ai është 33 vjeç, por cilësia dhe talenti i tij janë të padiskutueshëm, dhe unë mendoj se ai ka ende disa vite të tjera në krye të futbollit botëror”.

“Ai mund të fillonte shpejt të shkëlqejë në Angli”, përfundoi legjenda braziliane. /Telegrafi/

Exit mobile version