Telegrafi

Rivaldo: Reali duhet ta zëvendësojë sa më shpejt Ronaldon

Rivaldo, Cristiano Ronaldo (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Legjenda e Brazilit, Rivaldo, ka thënë se Real Madridi duhet të fokusohen patjetër në nënshkrimin e një zëvendësuesi të Cristiano Ronaldos.

Kampioni i botës me Brazilin beson se Neymar ose Kylian Mbappe, njëri prej tyre mund të largohet nga Paris Saint-Germaini dhe të bashkohet me Zinedine Zidane në Santiago Bernabeu.

“Largimi i Ronaldos? Ai bënte diferencën në kohë të vështira. Nuk ka rëndësi nëse Real Madridi përpiqet ta shmangë të folurën për Ronaldon”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Real Madrid

“Qartësisht, sukseset e fundit të tyre, përfshirë edhe fitimin e tre trofeve të Ligës së Kampionëve radhazi, ishin kryesisht meritë e atij”, ka deklaruar Rivaldo, citon KP.

Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images/Guliver)

“Ky sezon tregoi se sa boshllëk ka lënë CR7 te Real Madridi. Klubi duhet të nënshkruajë me një tjetër që ta zëvendësojë. Mbappe dhe Neymar janë dy emrat më potencialë në qarkullim për atë pozicion”.

“PSG nuk do t’i lëshojë ata, sepse nuk kanë nevojë për të holla. Megjithatë, njëri prej tyre mund t’i bashkohet Zidanes në kryeqytetin spanjoll. Kjo do të varet edhe nga këmbëngulja e Zidane dhe Real Madridit”, ka shtuar braziliani.