Telegrafi

Rivaldo: Nuk do të kisha refuzuar Real Madridin edhe pse luaja për Barcelonën

Ish sulmuesi i Barcelonës , Rivaldo, ka folur për ditët e tij më të mira kur ishte në klubin e karrierës, duke thënë se nuk do të kishte refuzuar të bashkohej me Real Madridin.

Rivaldo kishte një marrëdhënie të shkëlqyeshme në sulmuesin e Brazilit, Ronaldo Nazario , i cili dëshironte të luante me të së bashku edhe në nivel klubesh.

“Nëse do të isha në sul me Ronaldon në Real Madrid, do të ishim një dyshe e frikshme”.

“Ne tashmë e treguam kur luajtëm me Brazilin. Do të kishim më shumë kohë për të zhvilluar atë kimi që kishim edhe në nivel klubi, do të na kishte bërë edhe më të fortë”.

“Mbrojtjet do të na kishin frikë, pa marrë parasysh se për cilën skuadër luanim. Atë verë [të vitit 2002] Ronaldo nënshkroi për Real Madrid pasi Los Blancos u interesua për mua, kështu që nëse do të kishim arritur të bashkoheshim së bashku, do të ishte e pabesueshme”, ka thënë Rivaldo për Betfair.

Rivaldo e pranon se nëse ai do të kishte kaluar te Reali, do të kishte marrë kritika të ngjashme me Luis Figon.

“Unë kurrë nuk do ta kisha refuzuar Real Madridin vetëm sepse kam luajtur për Barcelonën, edhe pse kam një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Barcelonën dhe ata do të jenë gjithmonë klubi im në Evropë”.

“Unë e di mirë se nëse do të kisha nënshkruar për Real Madridin, do të kishte qenë një rast i ngjashëm me atë të Figos, por në fund të fundit nuk ndodhi”, ka thënë Rivaldo. /Telegrafi/