Telegrafi

Rivaldo: Neymar, herët ose vonë do të transferohet te Real Madridi

Foto: Betfair

Legjenda braziliane, Rivaldo, ka folur rreth një transferimi të mundshëm të Neymarit te Real Madridi.

Edhe pse Real Madridi dhe Paris Saint-Germain kanë përjashtuar një transferim të Neymar, bashkëvendësi i tij, Rivaldo, ka pohuar se braziliani është i destinuar të luajë për Los Blancos.

Ish-sulmuesi i Barcelonës ka shtuar gjithashtu se me një afat kalimtar të tillë të paparashikueshëm edhe një lëvizje e menjëhershme mund të jetë e mundur.

Lexo po ashtu Neymar sqaron të ardhmen e tij: Do të qëndroj në PSG, Mbappe është fenomen

“Tani për tani, duhet të besoj në fjalën e tij se ai do të qëndrojë në PSG”, ka thënë fillimisht Rivaldo në një intervistë me Betfair.

Neymar (Foto: Getty Images)

“Por, nga ajo që di dhe komentet që dëgjoj, prirem të mendoj se, herët a vonë, do të përfundojë në Real Madrid”.

“Ka gjasa që ai të qëndrojë në Francë për të paktën një vit, por me një treg kaq të çmendur unë nuk e di se çfarë do të ndodhë të nesërmen”.

Lexo po ashtu Real Madridi me tjetër komunikatë të papritur, tash mohon negociatat për Neymarin

“Çdo gjë është e mundur derisa afati kalimtar të mbyllet”, përfundoi legjenda braziliane.

Ndryshe, Neymar u transferua verën e kaluar nga Barcelona për një shifër prej 222 milionë eurosh, por thashethemet rreth një transferimi te Reali nuk janë ndalur asnjëherë. /Telegrafi/