Legjenda braziliane, Rivaldo, ka folur rreth një transferimi të mundshëm të Neymarit te Real Madridi.
Edhe pse Real Madridi dhe Paris Saint-Germain kanë përjashtuar një transferim të Neymar, bashkëvendësi i tij, Rivaldo, ka pohuar se braziliani është i destinuar të luajë për Los Blancos.
Ish-sulmuesi i Barcelonës ka shtuar gjithashtu se me një afat kalimtar të tillë të paparashikueshëm edhe një lëvizje e menjëhershme mund të jetë e mundur.
“Tani për tani, duhet të besoj në fjalën e tij se ai do të qëndrojë në PSG”, ka thënë fillimisht Rivaldo në një intervistë me Betfair.
“Por, nga ajo që di dhe komentet që dëgjoj, prirem të mendoj se, herët a vonë, do të përfundojë në Real Madrid”.
“Ka gjasa që ai të qëndrojë në Francë për të paktën një vit, por me një treg kaq të çmendur unë nuk e di se çfarë do të ndodhë të nesërmen”.
“Çdo gjë është e mundur derisa afati kalimtar të mbyllet”, përfundoi legjenda braziliane.
Ndryshe, Neymar u transferua verën e kaluar nga Barcelona për një shifër prej 222 milionë eurosh, por thashethemet rreth një transferimi te Reali nuk janë ndalur asnjëherë. /Telegrafi/