Rivaldo është i fundit që ka folur për të ardhmen e yllit të Barcelonës, Lionel Messi.
E ardhmja e Messit ka qenë shumë e përfolur gjatë dy javëve të fundit shkaku edhe i një përplasje me drejtorin sportiv, Eric Abidal.
Kjo përplasje ka bërë që argjentinasi të lidhjet me një largim nga Camp Nou dhe klubet më të lidhura me të ishin Manchester City dhe Juventusi.
Për të ardhmen e tij ka folur legjenda braziliane, Rivaldo, i cili ka thënë se Messi nuk largohet nga Barca për të kaluar te City.
“Unë nuk besoj spekulimet për një lëvizje të mundshme të Lionel Messi nga Barcelona në fund të sezonit”, ka thënë fillimisht Rivaldo për Betfair.
“Sinqerisht, unë mendoj se ai do të përfundojë karrierën e tij në Camp Nou”.
“Ai ka qenë njëri nga ne që kur ishte 14 vjeç. Ai ka një dashuri të madhe për klubin dhe klubi për të, kështu që unë nuk mendoj se ai do të përfitonte nga largimi”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/