Site icon Telegrafi

Rivaldo mbështet Messin në mosmarrëveshjen me Abidalin: Ai ka të drejtë të zemërohet, si kapiten mbrojti grupin

Ish-superylli brazilian i Barcelonës, Rivaldo ka dalë në mbështetje të Lionel Messi për mosmarrëveshjen e tij me drejtorin sportiv të klubit, Eric Abidal.

Francezi la në dukje në një intervistë shpërthyese në fillim të kësaj jave se mungesa e përpjekjeve dhe nivelit të performancës nga skuadra deri më tani kanë kontribuar në largimin e ish-menaxherit Ernesto Valverde në janar.

Sidoqoftë, Messi reagoi me zemërim ndaj këtij sugjerimi, përmes Instagramit, duke treguar se vendimi për heqjen e Valverde është bërë nga klubi, dhe brenda përgjegjësisë së Abidal dhe pjesës tjetër të bordit.

Lexo po ashtu Historia nga brenda e krizës së Barcelonës pas grindjes mes Lionel Messit dhe Eric Abidalit – shumë probleme ishin tubuar në klub

Spekulimet u intensifikuan dhe shkuan aq larg duke thënë se Messi tani mund të shikojë të largohet nga klubi gjatë verës, për shkak të një klauzole largimi në kontratën e tij aktuale, me Manchester Cityn të lidhur me një ofertë verore.

Klubi tani po punon për të zgjidhur situatën, por ish-mesfushori brazilian Rivaldo beson se Messi ka qenë brenda të drejtave të tij kur ka folur kundër komenteve të Abidal.

Messi dhe Abidal ishin miq të mirë në të kaluarën lojtarë, por jo edhe tani!

“Messi ka çdo të drejtë të zemërohet me komentet e Abidal”, ka thënë fillimisht Rivaldo në një intervistë me gazetën Marca.

“Ai (Abidal) hodhi dyshime për profesionalizmin e skuadrës, pa përmendur asnjë lojtar, dhe kjo ndikon në të gjithë skuadrën”.

Lexo po ashtu Guardiola flet për situatën e Messit dhe zërat për transferim te City

“Messi ka shikuar vetëm për të mbrojtur grupin, si kapiten, si dhe reputacionin e tij”.

“Nuk besoj se Abidal e ka bërë këtë me qëllim, por ai ka qenë naiv, dhe kjo ka dëmtuar klubin”, përfundoi ish-ylli brazilian.

Ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka hedhur poshtë çdo pretendim se Messi mund të transferohet në Etihad përpara sezonit 2020-21, duke thënë se ai dëshiron që argjentinasi të përfundoj karrierën e tij në Camp Nou. /Telegrafi/

Exit mobile version