Telegrafi

Rivaldo: Coutinho nuk duhet ta braktis si dështak Barcelonën

Rivaldo ka analizuar ish-skuadrën me të cilën fitoj shumë trofe në La Liga dhe garat evropiane.

Braziliani është ndalur të flas për gjendjen e Philippe Coutinhos, i cili nuk po mund të përshtatet te klubi katalunas.

“Ai është një futbollist që më pëlqen shumë, pasi ai ishte në Liverpool. Ishte një nënshkrim shumë i shtrenjtë. Barcelona ka paguar shumë para për të dhe ende nuk është idhulli i tifozëve. Duhet të ketë më shumë personalitet për të bërë një ndryshim. Ditën që Messi dhe Suarez nuk shënojnë, ai duhet të paraqitet. Ai është një lojtar me 25 gola në sezon”, pohoi ai.

Ai më tutje ka kritikuar gjestin e lojtarit me rastin e shënimit të golit kundër Manchester Unitedit, ku me këtë rast futi gishtat në veshë.

“Nuk ishte një gjest i mirë. Ai shënoi një gol të shkëlqyeshëm, por kurrë nuk është mirë të bëjmë diçka të tillë ndaj tifozëve. Publiku e kritikon lojtarin, sepse e di se duhet të japë më shumë. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë me të gjatë javës, por duhet të vazhdon të punon, të mendoj për ndeshjen e ardhshme dhe të shënon gola”.

“Ai është një lojtar i shkëlqyer, i cili nuk mund të largohet si dështak nga Barcelona sepse gjërat nuk kanë shkuar mirë. Të luash në Barça është mbresëlënëse, ajo është në Ligën e Kampionëve, të gjithë njerëzit flasin për këtë ekip”.

“Nuk ka qenë e lehtë për të, sepse a vjen nga një klub si Liverpool që luan një mënyrë shumë më ndryshe se sa Barça. Arthur, shembull, e kishte më të lehtë, sepse karakteristikat e tij përshtaten shumë mirë me këtë ekip. Futbolli i Barcelonës është për Arthurin. Në rastin e Coutinhos është e komplikuar për shkak se nuk po i përshtatet sistemit të Barcelonës. Por, pasi ai është një lojtar i mirë, ne duhet të presim. Do të duhet pak, por do të përfundojë mirë”, tha ish-lotari i Barcelonës.

Lexo po ashtu Valverde arsyeton gjestin e Coutinhos në drejtim të tifozëve

Ndryshe, tashmë 46-vjeçar, Rivaldo ka luajtur 157 raste për blaugranat dhe ka shënuar 86 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/