Rivaldo, ish-lojtar i njohur i Barcelonës, i ka rekomanduar klubit blaugrana të mos përqendrohet aq shumë në përforcime në të ardhmen.
Sipas tij klubi nuk duhet të lejojë largimin e Arthur Melos edhe pse e vlerëson lartë Miralem Pjanicin.
“Kam lexuar lajme që Barcelona mund të interesohet për Pjanicin e Juventusi”.
“Sigurisht që mendoj se ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, por unë mendoj gjithashtu se klubi duhet të përqendrohet më shumë në të tashmen dhe në atë që ka mbetur në kampionat. Do të ketë raste për të folur rreth transferimeve”.
“Arthur do të ishte një nënshkrim i shkëlqyeshëm për Juventusin sepse ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe mund të luajë në të gjithë botën”.
“Unë insistoj: mendoj se ai duhet të qëndrojë te Barcelona, sepse është i ri dhe nuk ka bërë ende asgjë që kur mbërriti”, ka thënë Rivaldo. /Telegrafi/