Telegrafi

Rivaldo: Barcelona duhet të mendojë për shkarkimin e Setien para ndeshjes së Ligës së Kampionëve

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Rivaldo beson se Blaugranat duhet ta marrë në konsideratë shkarkimin e Quique Setien para se rikthehet Liga e Kampionëve në gusht.

Katalanasit do të përballen me Napolin në ndeshjen e dytë, apo të kthimit pasi ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1 në Itali.

“Ekziston një rrezik i vërtetë për të humbur ndaj Napolit”.

“Si ish lojtar i Barcelonës dhe një tifoz i Azulgranave, jam i shqetësuar për atë ndeshje dhe mendoj se shumica e ndajnë këtë ndjenjë”.

“Me Barcelonën në formë të keqe dhe shpirtin e tyre të prekur, pa tifozë dhe me italianët që dëshirojnë ta vënë peshën e tyre në lojë, unë mendoj se do të jetë shumë e vështirë”.

“Tani çështja e madhe që Barcelona ka në tryezë është nëse duhet të ketë një ndryshim të trajnerit para Ligës së Kampionëve dhe, sinqerisht, mendoj se është një dhimbje koke për presidentin [Josep Maria] Bartomeu”.

“Unë mendoj se presidenti duhet ta mendojë për këtë”.

“Tifozët dhe shtypi janë të zhgënjyer me punën e Setien dhe mënyrën e tij të të luajturit”, ka thënë Rivaldo për Betfair. /Telegrafi/