Një i ri i cili vdiq pasi pësoi një plagë në gjoks është identifikuar si Shkëlzen Dauti, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.
Siç shkruajnë mediat britanike bëhet fjalë për një 21-vjeçar i cili vdiq në spital, pasi ishte gjetur në rrugën Gilpin Close, Southampton në orët e hershme të së shtunës.
Autoritetet vendase kanë thënë se vdekja e tij ishte duke u trajtuar si e dyshimtë dhe hetimet për rrethanat e vdekjes së tij janë duke vazhduar.
Ato kanë bërë të ditur se Dauti, ishte i njohur më mirë si Genny, dhe ishte me origjinë nga Shqipëria.
Policia kanë bërë thirrje të gjithë ata që e njohin apo kanë punuar me të, ose kanë njohur lëvizjet e tij gjatë natës të së shtunës, të kontaktojnë policinë.
Deri më tani thuhet se nuk ka ndonjë të arrestuar. /Telegrafi/