Telegrafi

I riu sfidon policin në “duel vallëzimi”, u pendua keq kur i pa lëvizjet e tij (Video)

Derisa po priste që vetura zyrtare t’i riparohej dhe të vazhdonte punën, ky polic u njoftua me të riun Jason, ku vetëm pas disa minutave ai u bë shumë i njohur fal një veprimi të pazakontë.

Jason që po qëndronte në rrugë, vendosi ta sfidoj në një “duel vallëzimi” policin pasi ishte i bindur se kapiteni Ëilliams nuk ka fare lidhje me vallëzim, transmeton Telegrafi.

Por ai kurrë nuk kishte menduar se polici do të vallëzoj në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe se të gjitha lëvizjet e tij do të filmoheshin dhe më pas do të publikoheshin në internet të cilat i ka parë po thuajse e gjithë bota.

Edhe pse ishte në uniformë dhe ky veprim ka mundur t’i shkaktoj probleme, polici nuk hezitoi t’i tregojë këtij të riu se pamja e jashtme shpesh dinë të na mashtrojë. /Telegrafi/