Telegrafi

I riu që vdiq në Drenas dyshohet se u rrëzua gjatë ngarkimit të druve në rimorkio

Një 25-vjeçar është raportuar se ka vdekur të martën në fshatin Shtrubulovë të Drenasit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes.

Lexo po ashtu Vdes në rrethana të dyshimta një 25-vjeçar në Shtrubullovë të Drenasit

Ndërsa, në raportin 24 orësh të policisë është bërë e ditur se viktima dyshohet se gjatë ngarkimit të druve në rimorkio është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

“Gllogoc 25.07.2023 – 11:21. Viktima mashkull kosovar është dërguar pa shenja jete në QKMK, pasi që dyshohet se gjatë ngarkimit të druve në rimorkio është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen. /Telegrafi/